Kiara Tito në zi, humb njeriun e shtrenjtë!

1 Min Lexim

Prezantuesja e njohur shqiptare, Kiara Tito, po kalon një periudhë të vështirë emocionale pas humbjes së gjyshes së saj të dashur, Maria, e cila është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare. Lajmin e ka ndarë vetë Kiara në rrjetet sociale, përmes dy fotove të ndjera dhe një mesazhi prekës që ka prekur zemrat e ndjekësve të saj.

Në foton e postuar, Kiara shfaqet në pritje të ëmbël, duke qëndruar pranë gjyshes së saj, një moment i ngrohtë dhe plot emocione.

“Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe,” ka shkruar Kiara në postimin e saj, të shoqëruar me simbole paqeje dhe dashurie.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull