Kiara dhe Luizi do të vijnë me një film së bashku?

1 Min Lexim

Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ndau me publikun detaje personale nga jeta dhe karriera e saj, si dhe planet e ardhshme.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania surprizoi me një lajm të veçantë: ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori Luiz Ejlli, janë në fazat e para të realizimit të një filmi që pritet të nisë shumë shpejt.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë. Është hera e parë që e them publikisht. Luiz e përmendi pak në Story, por nuk kishte ende asgjë konkrete. Tani po e nisim këtë projekt, i cili kërkon kohë për t’u realizuar, por ne duam ta bëjmë sa më shpejt. Gradualisht do të mblidhemi dhe do të finalizojmë çdo detaj,” u shpreh Kiara.

Në pyetjen nëse filmi do të jetë një komedi apo një histori dashurie, ajo tha me humor dhe ngrohtësi: “Sigurisht që do të ketë dashuri brenda, sepse ku shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri?”

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente