Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri!

2 Min Lexim

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë një lajm prekës me ndjekësit e saj: ajo është diagnostikuar me kancer në gji.

Artistja 37-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Cornish, tha se sëmundja është kapur në fazë të hershme dhe shprehet e vendosur për të luftuar me forcë.

“Kanceri është i tmerrshëm në çdo formë, por po kapem pas fjalës herët”, – tha ajo në një video emocionuese të publikuar në rrjetet sociale.

Jessie zbuloi se lajmi i rëndë i është dhënë pak përpara publikimit të këngës së saj më të fundit, “No Secrets”, më 25 prill. Ajo gjithashtu bëri të ditur se do t’i nënshtrohet një operacioni gjatë verës, pasi të përfundojë performancën në Summertime Ball në Londër, më 15 qershor.

Gjatë videomesazhit, ajo tregoi se ka kaluar javë të tëra në analiza e kontrolle mjekësore, ndërsa përpiqej të ruante një ekuilibër mes karrierës dhe përballjes me lajmin:

“Për pak hezitova nëse duhet ta ndaj apo jo. Dua ta ndaj, por ka shumë opinione nga jashtë… Gjithmonë kam qenë një person që ndan gjithçka që kalon në jetë.”

“Nuk po e përpunoj siç duhet, sepse po punoj pa pushim.”

Në stilin e saj plot jetë dhe humor, Jessie shtoi:

“Do të mbaj thithkat, kjo është diçka e mirë. Është një temë e çuditshme dhe një situatë e çuditshme.”

Pas një pauze katërvjeçare nga muzika, gjatë së cilës u bë nënë e një djali, Sky, 2 vjeç, me partnerin e saj, basketbollistin Chanan Colman, Jessie J është kthyer fuqishëm në skenë me “No Secrets” – një rikthim që tani shoqërohet me një betejë të re, por jo të pamundur.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente