Vserlo, një nga personazhet më të spikatur të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka ngjallur sërish kuriozitet në rrjetet sociale me një postim që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Në foton e publikuar së fundmi, shfaqet një djalë misterioz duke ecur në rrugë, ndërsa në sfond dëgjohet kënga provokuese “Criminal” nga Britney Spears. Me tekstin që flet për një dashuri të ndaluar dhe “të rrezikshme”, ndjekësit kanë nisur të spekulojnë për domethënien e vërtetë të këtij publikimi.

A është një sinjal për diçka më shumë, apo thjesht një mënyrë për të tërhequr vëmendjen? Kjo mbetet për t’u zbuluar.
Nuk është hera e parë që Vserlo ngjall reagime me postimet e tij enigmatike. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVIP Albania 4, ai u bë i njohur për qëndrimet e drejtpërdrejta dhe për aftësinë për të tërhequr vëmendjen, pa qenë pjesë e skandaleve të mëdha.
Tani, Vserlo si është puna?