Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu, ka pranuar publikisht se mandati i tretë për PD-në në këtë qark është i pamundur. Në një deklaratë për Top Channel, Mziu theksoi se ndonëse ishin të përgatitur për rezultatin në kushte normale, realiteti i fushatës ka qenë i vështirë dhe i mbushur me pengesa.
Sipas tij, “jemi përplasur me makina të pafundme në lagje, po rrezikohet vota e qytetarëve,” duke nënkuptuar një klimë të tensionuar që ka ndikuar negativisht në garën elektorale.
Deri më tani, Partia Socialiste kryeson në qarkun Dibër me 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 2.