Hati, flet për herë të parë për ndarjen! “Janë bërë 3 muaj…”

1 Min Lexim

Hatixhe Brika, e njohur si Hati, një nga personazhet më të ndjekur në rrjetin social TikTok, ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga Jashari, me të cilin kishte një lidhje disa vjeçare.

Në një intervistë përballë Dalina Buzit për “Andale Media”, ajo pranoi se marrëdhënia e tyre ka marrë fund prej tre muajsh, edhe pse shumë ndjekës dhe familjarë vazhdojnë të dyshojnë për vërtetësinë e kësaj ndarjeje.

“Janë bërë tre muaj nga postimi për ndarjen dhe askush nuk e beson. Mendojnë që po e bëj për marketing,” – u shpreh Hati.

Edhe pse nuk dha më shumë detaje mbi arsyet që çuan në ndarje, deklarata e saj e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e një prej çifteve më të komentuara të rrjeteve sociale shqiptare.


Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente