Hapen kutitë me votat e emigrantëve nga Greqia, nis numërimi

1 Min Lexim

Ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune hapja e kutive të votimit të diasporës nga Greqia, pas vendimit të dhënë të premten nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili urdhëroi nisjen e numërimit të votave të ardhura nga emigrantët shqiptarë në shtetin grek.

Kutitë e votimit nga Greqia kishin mbetur të bllokuara që prej së dielës, si pasojë e ankesës së Partisë Demokratike, e cila pretendon se ka pasur manipulime në këtë proces.

Votat e ardhura nga Greqia janë gjithsej rreth 53 mijë, ndërsa qarku i Tiranës është i pari që u hap dhe ka filluar të numërohet ndërsa përfaqësuesit e PD nuk po shprehin kundërshti për momentin.

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Celibashit pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar pezullimin e procesit, por deri në një vendim të KAS-it, numërimi vijon.

Shpërndaj këtë artikull