Greta Koçi rrëfen të vërtetën pas “moshës 16-vjeçare” që e ndjek prej vitesh

1 Min Lexim

Batutat dhe memet për moshën e Greta Koçit janë kthyer prej kohësh në pjesë të pandarë të portaleve dhe rrjeteve sociale – por pak e dinë historinë e vërtetë që fshihet pas tyre.

E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, këngëtarja tregoi se gjithçka nisi në fillimet e karrierës, kur ishte vetëm 13 vjeç e gjysmë. Ajo dhe nëna e saj vendosën që për publikun të thoshin se ishte 15 vjeç, për shkak të natyrës së këngës së saj të parë me Erion Korinin, “Kush ka faj”.

“Na dukej turp që të thoja që isha vetëm 13 vjeç e gjysmë, ndaj thamë do themi 15. Por askush s’e imagjinonte që ajo këngë do më ndryshonte jetën për 24 orë,” – rrëfeu Greta.

Kështu nisi “mashtrimi i bardhë”, që më pas e çoi këngëtaren të deklaronte 16 vjeç për disa vite radhazi. “Pastaj nuk e ndryshova më, sepse i kisha futur marshin e pestë dhe nuk ndaloja. U ngula aty – 16 vjeç,” – shtoi ajo me humor.

Historia që dikur nisi si një zgjedhje spontane, sot është kthyer në një nga momentet më të njohura dhe të dashura të karrierës së saj.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente