Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, të pandehurit deklarohen të pafajshëm!

1 Min Lexim

Ka nisur seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila humbi jetën më 29 nëntor 2024 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë të Prishtinës.

Të pandehurit Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë paraqitur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi ta.

Si prova kryesore të paraqitura në gjykatë janë përmendur raportet e ekspertëve dhe dëshmia e Leonard Ademajt, vëllait të viktimës.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm familjarë të Liridona Ademajt dhe përfaqësuesi i tyre ligjor. Ndërkohë, babai i saj, Hajdar Ademaj, është larguar nga salla pasi pritet të dëshmojë si dëshmitar në proces.

Fillimisht, rasti ishte raportuar si një “grabitje me pasoja vrasjeje”, por dy ditë më pas policia arrestoi edhe bashkëshortin e viktimës, zhvillim që shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente