Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon hetimin penal ndaj Olta Xhaçkës

1 Min Lexim

TIRANË – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë, duke i dhënë fund përkohësisht përpjekjeve për nisjen e një hetimi penal ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Vendimi u shpall sot, më 14 maj 2025, nga trupi gjykues monokratik i kryesuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Sipas gjykatës, ankimi i bërë nga kallëzuesi Dh.A.B. nuk qëndron, duke e rrëzuar përfundimisht atë.

Në këtë mënyrë, Apeli shfuqizoi vendimin nr. 58 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i cili detyronte Prokurorinë e Posaçme të regjistronte një procedim penal ndaj Xhaçkës për disa akuza të rënda si “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Vendimi i sotëm rikthen në fuqi qëndrimin e Prokurorisë së Posaçme, e cila kishte refuzuar më herët nisjen e hetimeve për këtë çështje. Me këtë zhvillim, rruga për ndjekje penale ndaj ish-ministres mbetet e mbyllur në këtë fazë.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente