Pavarësisht se e kanë mohuar gjithmonë një lidhje më shumë se miqësore, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë fotografuar në disa momente që lënë vend për dyshime.
Burime pranë Anabel kanë siguruar disa foto ekskluzive, ku dy artistët shfaqen shumë afër njëri-tjetrit, në një ambient të qetë dhe larg syve të publikut, por jo edhe të kamerës.
Në pamje, ata duken të relaksuar, me një kimi që bie menjëherë në sy, duke shtuar pyetjet nëse mes tyre ka lindur diçka më shumë sesa një miqësi e zakonshme.


A është kjo thjesht një shoqëri e ngushtë apo fillimi i një romance të re në showbiz-in shqiptar? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

