Fero ndahet edhe nga gruaja e dytë?

2 Min Lexim

Fero dhe Nita, ndarje në horizont? Reperi heq partneren nga rrjetet sociale

Reperi Fero duket se po përjeton një tjetër kapitull të trazuar në jetën e tij personale. Vetëm pak kohë pas konfirmimit të martesës me këngëtaren Nita Bajrami, pas ndarjes nga modelja Arbenita Ismajli, ai ka ndërmarrë një veprim që ka ndezur alarmin për një tjetër krizë: ka hequr Nitën nga lista e ndjekjeve në rrjetet sociale.

Ky detaj, ndonëse i vogël në pamje të parë, ka mjaftuar që ndjekësit dhe mediat të ngrenë dyshime për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Pas ndarjes nga Arbenita me të cilën ka një vajzë, Ninën, Fero kishte lënë pas jetën e tij të mëparshme për t’iu përkushtuar fesë islame dhe një jete të re familjare me Nitën. Në atë kohë ai shprehej me entuziazëm për dashurinë që kishte gjetur dhe premtonte se nuk do të kthehej më në rrugën e vjetër.

“Jam dashuruar si kurrë më parë,” kishte deklaruar ai. “I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptarë, askush nuk është më romantik se unë.”

Por me rikthimin e tij në muzikë dhe sjelljet e fundit në rrjete sociale, fansat dyshojnë se romanca me Nitën mund të ketë marrë fund, edhe pse asnjëra palë nuk ka bërë ende një deklaratë publike.

Kjo do ishte martesa e dytë që përfundon për Feron, pas asaj me Arbenitën – një marrëdhënie që u shoqërua me përplasje publike dhe debate për kujdestarinë e vajzës së tyre.

Ndërkohë, publiku pret ende një konfirmim zyrtar nga Fero ose Nita: A po përjeton reperi një tjetër ndarje të bujshme?

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente