Erion Isai reagon pas divorcit: Përkushtohem dhe copëtohem!

2 Min Lexim

Aktori dhe regjisori i njohur, Erion Isai, ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela, pas një martese që zgjati më shumë se një dekadë. Lajmi u përhap në media pas publikimit të vendimit gjyqësor për divorc, ndërsa vetë Isai reagoi përmes një postimi në Instagram.

“Prej prillit 2024, me dakordësi dhe parime të përbashkëta dhe zyrtarisht, ligjërisht, ka nisur një kapitull i ri personal,” shkroi ai, duke shprehur keqardhje për publikimin e vendimit gjyqësor në media, veçanërisht për faktin se në këtë proces janë të përfshira edhe dy vajzat e tyre të vogla, Ajri dhe E’dua.

Isai shtoi se prej dy vitesh po përmbush me përkushtim rolin më të rëndësishëm të jetës së tij – atë të babait:

“Bëj detyrën më të bukur në botë, përkushtohem dhe copëtohem për Ajrin dhe E’duan.”

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara nga mediat, Gjykata e Tiranës vendosi përfundimisht prishjen e martesës në prill të këtij viti, duke theksuar se “nuk ekziston më ndjenja e afeksionit”, se “palët jetojnë të ndarë” dhe se “martesa ka humbur kuptimin”.

Martesa e çiftit nisi në vitin 2011 dhe përfundoi ligjërisht pas më shumë se 12 vitesh bashkëjetesë.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente