Episodi final i “Squid Game” sjell sfidën më ekstreme deri më tani

1 Min Lexim

Pas katër vitesh pritje dhe spekulimesh, Netflix ka konfirmuar se episodi përmbyllës i serialit fenomen “Squid Game” do të publikohet më 27 qershor.

Finalja pritet të sjellë sfida akoma më të rënda dhe të rrezikshme, përfshirë një version ekstrem të “kukafshehtit”, një lojë me litar gjigant ku përfshihet edhe kukulla robotike, si dhe një provë në ajër që sfidon frikën nga lartësitë.

Pamjet e para zyrtare kanë zbuluar rikthimin e protagonistit Gi-hun, i cili përballet me misterin e Front Man, teksa loja merr një kthesë edhe më të errët.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente