Pas debatit të ashpër publik me Donald Trump, Elon Musk ka shprehur keqardhjen për disa nga deklaratat e tij në rrjetet sociale. Përmes një postimi në platformën X, manjati i teknologjisë u shpreh:
“Më vjen keq për disa nga postimet që bëra për Presidentin Trump javën e kaluar. Shkuan shumë larg.”
Përplasja mes tyre ndodhi të enjten e kaluar, ku Trump e quajti Musk “të çmendur”, ndërsa ky i fundit reagoi duke e akuzuar ish-presidentin për “mosmirënjohje”.
Musk, i cili ka qenë një ndër mbështetësit financiarë të fushatës së Trump për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, shkroi në disa postime të tjera se “Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet” pa ndihmën e tij dhe e quajti atë “mosmirënjohës”. Madje, ai reagoi pozitivisht ndaj një sugjerimi që Trump duhet të largohej nga skena politike.
Megjithatë, tensionet duket se janë qetësuar disi dhe nuk përjashtohet mundësia e një afrimi të ri mes dy figurave të fuqishme amerikane.