Egnatia rikonfirmohet kampione!

1 Min Lexim

Egnatia ka arritur një fitore të pastër 0-4 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje ku dominuan plotësisht.

Dy golat e parë për rrogozhinasit u shënuan nga Lushkja, ndërsa Leo Melo dhe Ujka shtuan emrat në listën e golashënuesve. Pas vërshëllimës finale të arbitrit polak Marciniak, ka shpërthyer festa në fushë, e cila ka qenë plotësisht e ligjshme për lojtarët e Egnatias, me stafin që gjithashtu nuk është përmbajtur.

Futbollistët festuan ngushtësisht me tifozët, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente