Dosja 5D! Debat mes avokatëve në Gjykatë, kërkesa për gjykim të shkurtuar nxit përplasje

1 Min Lexim

Avokati Denion Bogdani, i përfaqësues i të pandehurit Redi Molla, ka depozituar një kërkesë për gjykim të shkurtuar, duke kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të mos nisë pa u marrë më parë një vendim për përfitimin e gjykimit me një të tretën e dënimit. Në të njëjtën linjë janë edhe avokatët Ermir Beta dhe Ardian Leka, të cilët kërkojnë shtyrjen e seancës për të njëjtat arsye, sipas raportimeve të Top Channel.

Nga ana tjetër, avokatja Evi Sheri, që përfaqëson Taulant Tushën, kundërshtoi kërkesat për shtyrje, duke kërkuar vazhdimin e seancës, çka shkaktoi debat mes palëve. Prokurori Klodian Braho u shpreh se kjo kërkesë nuk përbën arsye për shtyrje.

Në fund, gjykata u tërhoq për të marrë një vendim të ndërmjetëm.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente