Në një intervistë të fundit në podcastin e aktivistit Matt Bernstein, Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e miliarderit Elon Musk, ka ndarë një rrëfim të fuqishëm emocional mbi marrëdhënien e vështirë me babanë e saj. Që prej vitit 2020, Vivian identifikohet publikisht si grua transgjinore dhe në intervistë tregoi momentin kur Elon Musk përdori emrin e saj të mëparshëm në publik, duke thënë se “djali im është i vdekur, i vrarë nga virusi i zgjuar”.
“Jordan Peterson i tha ‘më vjen keq për humbjen (vdekjen) e djalit’, dhe unë isha në një dhomë të vogël në Tokio duke ndjekur universitetin, dhe mendova me vete: ‘Po përpiqet të më godasë publikisht?’ Por nuk do ta lejoja ta bënte këtë,” rrëfeu Vivian me një ironi të hidhur.
Pas këtyre deklaratave, ajo reagoi fuqishëm në rrjetin social Threads me një mesazh viral: “Duket shumë mirë për një kurvë të vdekur”, duke iu përgjigjur fjalëve të babait mbi “vdekjen” e identitetit të saj të mëparshëm.
Pas publikimit të intervistës, Vivian u konsultua me nënën e saj, Justine Wilson, e cila e mbështeti për të dalë hapur dhe të përballet me situatën. “Nuk mund të lejoj që kjo gjë të më rrëzojë. Duhet të luftoj,” tha Vivian, ndërsa nëna e saj i tha: “Bëj atë që mendon se është e drejtë. Vetëm kujdesu për veten.”
Gjatë podcastit, Vivian nuk kursyej kritikat ndaj Elon Musk, duke e quajtur atë “mashtrues” dhe “të dëshpëruar për vëmendje”. Ajo theksoi se nuk ka pasur asnjë kontakt me babanë që prej vitit 2020 dhe e konsideron veten tërësisht e shkëputur prej tij, si emocionalisht, ashtu edhe financiarisht.

