Familja Përgjegjaj po kalon momente të dhimbshme pas ndarjes nga jeta të Remzije (Maliqi) Përgjegjaj, nëna e këngëtarit të njohur të muzikës popullore, Meda. Ajo u shua më 14 maj 2025, në moshën 69-vjeçare.
Lajmi i trishtë u bë i ditur fillimisht nga bashkëshortja e artistit, Luljeta Përgjegjaj, përmes një postimi emocional në rrjetet sociale. Ajo ndau një fotografi prekëse ku shihej pranë nënës së ndjerë të bashkëshortit, duke mbajtur dorën e saj me dhimbje, të shoqëruar me fjalët: “Shpirti yt në lule të xhenetit vjehrra jem,” duke e mbyllur me simbole lutjeje dhe pikëllimi.

Më pas, edhe vetë Meda ndau me ndjekësit e tij një mesazh të ndjerë për nënën që, siç shkroi ai, ishte gjithmonë forca dhe mbështetja e tij.
“Bëna hallall Nana ime e dashur, sa shumë të kam dashtë… do të dua e do të kujtojmë përjetësisht,” – shkroi këngëtari, mes një dhimbjeje që preku mijëra ndjekës.


