Diola Dosti flet *detajisht* për marrëdhënien me fëmijët e partnerit!

5 Min Lexim

Nutricionistja Diola Dosti dhe biznesmeni Erolld Belegu janë në një lidhje dashurie të cilën e kanë ndarë tashmë hapur me publikun. Çifti, që vjen nga dy familje me fëmijë të rritur, tregoi për herë të parë detaje nga marrëdhënia e tyre në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Diola, nënë e tre vajzave, dhe Erolldi, baba i një djali dhe një vajze, treguan se janë pranuar ngrohtësisht nga fëmijët e njëri-tjetrit. “Vula e pranimit për mua ishte përqafimi i vajzës sime Gjurmës me Erolldin,” tha Diola. Ajo ndau edhe një moment prekës nga takimi i parë me vajzën e Erolldit, Tean, që sipas saj e pranoi menjëherë me një gjest të thjeshtë dhe të ndjerë.

Ndërkohë, Erolldi theksoi marrëdhënien e ngushtë që Diola ka krijuar edhe me nënën e tij, duke shtuar se ato janë bërë shumë të afërta dhe kujdesen për njëra-tjetrën.

Vajzat e Diolës janë treguar po aq entuziaste për lidhjen e saj të re, sidomos kur mësuan që partneri i saj është nga Kosova. Madje, siç rrëfen ajo me humor, ato nisën menjëherë të bënin plane për t’u zhvendosur në Prishtinë.

Pjesë nga intervista:

Diola Dosti: Unë herën e parë që kam takuar Tean kam pasur një ndjesi të veçantë dhe sikur ajo më përqafoi dhe më pranoi shumë lehtësisht dhe këtë e kam kuptuar vetëm nga një kapje dore që Tea më ka bërë. Momenti i parë ka qenë në një lokal që shkuam së bashku dhe ajo ishte rastësisht aty, nuk ka qenë asgjë e improvizuar, unë e takova, normale me atë dashamirësinë që mua më karakterizon për të gjithë njerëzit, por me thënë të drejtën, kisha edhe pak frikë sesi do të reagonte, sesi do të më pranonte, sesi do të më shikonte. Tea në një moment më kap dorën dhe më thotë ‘hajde shkojmë këtu’ dhe ma kap dorën si një fëmijë dhe me të vërtetë ajo ishte një lloj simbolike ose sinjali për mua që kjo vajzë më pranoi për këtë që jam. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer bashkë, unë flas më shumë me të në fakt, kemi komunikim shumë të mirë. Edhe djalin në të njëjtën kohë, me djalin jemi takuar në shtëpi herën e parë. Edhe Dioni është një dashuri më vete. Jam vërtet shumë e lumtur sepse në fillim kisha jo frikën, por në njëfarë mënyre ke një lloj meraku që do të pranohem. Nëse flasim për vajzat e mia, ka qenë një moment, i kam thënë edhe Erolldit, kush ka qenë vula e sigurisë që unë e mora që ky njeri vërtet është i jashtëzakonshëm, ka qenë përqafimi i Gjurmës herën e parë kur ka takuar Erolldin. Erolldi bëri një organizim për doktoraturën, sapo përfundova doktoraturën dhe kur Gjurma ka shkuar, e përqafonte, sikur kishte vite me radhë që njihte dhe mua që më shkrihej shpirti sepse patjetër, unë në jetën time nuk kam bërë asnjëherë asgjë që vajzat e mia nuk e kanë aprovuar, kështu që ishte ndjesi e veçantë.

Rudina Magjistari: Si ua ke shpjeguar sepse ti duke pasur vajzat më të vogla, Erolldi i ka të rritur fëmijt dhe ata e kuptojnë shumë mirë, nuk ka nevojë për shpjegim sepse është shumë normale në fakt e gjitha kjo që po ndodh, por duke qenë ato më të vogla, si ua ke shpjeguar ti tashmë një tjetër dashuri të madhe në jetën tënde?

Diola Dosti: S’e ke idenë sa janë gëzuar kur morën vesh që është nga Kosova. E madhja ka lindur në Tiranë, dy të voglat në Prishtinë dhe kanë një dashuri shumë të madhe për Kosovën dhe jo vetëm që janë gëzuar, por filluan të bënin plane për jetën e tyre, për jetën tonë sesi unë të zhvendosesha në Kosovë dhe ato do të zhvendoseshin në Kosovë pa diskutuar me mua. Në një moment, vijnë dhe më thonë “shiko mami se ne e kemi vendosur, do të zhvendosemi në Kosovë, ti partnerin e ke nga Kosova, edhe ty të lehtësojmë punë, edhe ne vdesim për Kosovën siç e di”. Ato ishin super të lumtura, aq më tepër kur e dinin që do të riktheheshin në Kosovë.


ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente