Detaj i pazakontë në gjyqin ndaj P Diddy/Zbulohen pilula me imazhin e Barack Obamës

1 Min Lexim

Gjatë seancave të fundit gjyqësore ndaj reperit dhe producentit Sean Combs, i njohur si P Diddy, është zbuluar një detaj i pazakontë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

David James, ish-asistenti i tij, ka dëshmuar në një gjykatë në New York se Combs mbante me vete gjatë qëndrimeve në hotele një sasi të madhe pilulash, rreth 25-30 shishe, që përfshinin Percocet, ekstazi, Viagra, pilula për dietë dhe shtesa për përmirësimin e cilësisë së spermës. Ajo që ka bërë më shumë bujë ishte zbulimi se njëra prej pilulave mbante të stampuar imazhin e ish-presidentit amerikan Barack Obama.

“Midis të gjitha llojeve të pilulave, njëra kishte fotografinë e presidentit mbi të,” tha James gjatë dëshmisë.

Gjyqi ndaj P Diddy po zgjerohet me dëshmi të forta për abuzime fizike, seksuale dhe verbale ndaj disa viktimave, përfshirë edhe ish-partneren e tij, këngëtaren Cassie Ventura.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente