Çfarë shkruhej në letrën e Princeshës Diana, shkruar dy ditë pas dasmës?

2 Min Lexim

Një koleksion i rrallë me më shumë se 300 objekte që i përkasin Princeshës së ndjerë Diana është vendosur në ankand nga Julien’s Auctions, në një nga prezantimet më të mëdha të këtij lloji deri më sot. Koleksioni i titulluar “Stili i Princeshës Diana dhe një Koleksion Mbretëror” përfshin veshje ikonike dhe objekte personale që hedhin dritë mbi jetën e saj dhe marrëdhënien me familjen mbretërore britanike.

Ndër objektet më të veçanta është një letër e shkruar me dorë nga Diana më 31 korrik 1981 – vetëm dy ditë pas dasmës së saj me Princin Charles. Ajo i drejtohet Mark Simpson, një punonjës i Pallatit Buckingham, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie miqësore.

Sipas Martin Nolan, bashkëthemelues i Julien’s Auctions, kjo letër është një nga pjesët më prekëse të koleksionit. “Ajo sapo ishte zhvendosur në Pallat dhe po përpiqej të përshtatej me rregullat e jetës mbretërore. Në letër ajo shpreh ndjenjën e vetmisë, por edhe afërsinë që kishte krijuar me Markun, i cili ishte vetëm pak vite më i madh se ajo,” tregon Nolan për revistën PEOPLE.

Ankandi do të mbahet më 26 qershor në The Peninsula Beverly Hills, ku adhuruesit e Princeshës do të kenë mundësinë të rikthehen në kohë përmes objekteve që dëshmojnë historinë, dhimbjet dhe hijeshinë e saj të paharrueshme.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente