Çfarë po ndodh? Këngët e Gjestit zhduken nga Youtube

1 Min Lexim

Reperi Gjestika tërhequr vëmendjen e publikut përmes pjesëmarrjes në reality show-t “Big Brother VIP”, fillimisht në sezonin e tretë të edicionit në Kosovë dhe më pas në sezonin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, ku u bë një nga figurat më të dashura për publikun, falë energjisë së tij pozitive dhe karakterit të spikatur.

Përveç suksesit në televizion, Gjest është njohur edhe në muzikë me këngë që kanë pasur jehonë si “Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia”. Por së fundmi, fansat kanë vënë re se këngët e tij të vjetra janë zhdukur nga YouTube.

Burime pranë tij bëjnë me dije se këto projekte muzikore ishin nën administrimin e Samed Poterës, por më pas janë fshirë si pasojë e një ndërhyrjeje të paautorizuar. Dyshohet se platformat janë hakuar, por ende nuk dihet kush qëndron pas këtij veprimi. Puna për rikthimin e këngëve ka nisur, ndërsa fansat presin me padurim që ato të jenë sërish të disponueshme online.

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente