Beteja e Kamzës përfundon: PD mposht PS-në!

2 Min Lexim

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Kamzës, një nga zonat më të rëndësishme të qarkut të Tiranës, ku koalicioni PD – Shqipëria Madhështore ka arritur të ruajë epërsinë ndaj Partisë Socialiste.

Sipas rezultateve përfundimtare, PD ka dalë forcë e parë në Kamëz me një diferencë prej 1511 votash më shumë se PS.

Fitorja i është dhënë PD-së nga KZAZ 28 në Kamëz, ku ka marrë 14,678 vota, kundrejt 13,167 të PS-së. Në këtë zonë kanë marrë gjithashtu:

  • PSD – 951 vota
  • Koalicioni Euroatlantik – 934 vota
  • Mundësia – 909 vota

Ndërkohë, KZAZ 29 në Paskuqan ka sjellë një fitore shumë të ngushtë për PS-në, e cila ka grumbulluar 7091 vota, vetëm 45 më shumë se PD, që ka marrë 7046 vota.
Partitë e tjera në këtë zonë kanë marrë:

  • PSD – 759 vota
  • Mundësia – 572 vota
  • Koalicioni Euroatlantik – 502 vota
  • Nisma Shqipëria Bëhet – 384 vota
  • Lëvizja Bashkë – 250 vota

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku PD mori 25,764 vota (50%) dhe PS 19,349 vota (38%), rezultati i këtij viti shënon një ngushtim të ndjeshëm të diferencës mes dy partive kryesore, por gjithsesi PD e mban bastionin e saj tradicional.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente