Berisha tha se e sponsorizoi Suel Çela për të marrë mandatin, Sara Mila në Kuvend

1 Min Lexim

Në zgjedhjet e fundit, Partia Socialiste ka prodhuar një fenomen befasues në qarkun Elbasan: 29-vjeçarja Sara Mila.

Një emër i panjohur për publikun deri para shpalljes së kandidaturës, është renditur si më e votuara në listat e hapura të socialistëve.

Mila, një nëpunëse e Shërbimit Social Shtetëror, ka grumbulluar afro dyfishin e votave në krahasim me kandidatin pas saj, duke sfiduar madje edhe rekordin e vendosur në vitin 2021 nga ish-kreu i qarkut, Taulant Balla.

Në një zbulim ekskluziv për JOQ, bashkëshorti i Miles është përfitues i disa tenderave të majmë publikë me kompaninë e tij dhe Mila nuk ishte emër i panjohur për qeverinë.

Shpërndaj këtë artikull