Berisha lë në mes protestën për shkak të problemeve shëndetësore

1 Min Lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar papritur nga protesta e mbajtur këtë të premte në bulevardin “Zogu I”, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë fjalës së tij para mbështetësve.

Në pamjet filmike të shpërndara në rrjete sociale dhe transmetime live, shihet qartë momenti kur Berisha ndërpret fjalimin, ndërsa në sfond dëgjohet Belind Këlliçi t’i thotë njërit prej truprojave: “Merre dhe çoje te makina.” Në të njëjtën kohë, Flamur Noka shfaqet dukshëm i shqetësuar.

Shpërndaj këtë artikull