Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa, është paraqitur sot në SPAK në kuadër të ekzekutimit të vendimit të gjykatës për “detyrim me paraqitje”. Pak ditë më parë, më 5 maj, ndaj saj u regjistrua një akuzë e re, për fshehje të të ardhurave.
Xoxa po hetohet tashmë edhe për këtë akuzë, ndërsa detajet e episodes së re nuk janë bërë publike. Deri më tani, ajo është hetuar për korrupsion pasiv në nëntë episode, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ndodhet në burg që nga 2 shkurt 2025, kur u arrestua në zyrën e tij.

