Babai i kandidates Limonera Bozha ndalohet për blerje votash/Përfundon në spital pas shoqërimit

1 Min Lexim

Babai i kandidates së PSD në Fier ndalohet për blerje votash dhe përfundon në spital pas ndalimit

Vizion Plus ka raportuar për një ngjarje të rëndësishme që përfshin babain e një kandidateje për deputete.

Gazetari Sina konfirmoi ndalimin e babait të kandidates së Partisë Socialdemokrate (PSD), Limonera Bozha, nga Policia e Fierit. Lajmi është konfirmuar pas një komunikimi të drejtpërdrejtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në këtë qark.

Sipas gazetarit, ndalimi është kryer në kuadër të një operacioni të përbashkët mes SPAK dhe Policisë së Shtetit, me akuzën për “dhënie parash në këmbim të votës”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme. Menjëherë pas ndalimit, babai i Bozhës ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Pas marrjes së ndihmës, ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë.

Hetimet mbi rastin vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare të detajuar për ngjarjen.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente