Pas debatit online që shpërtheu mes saj dhe Beniada Nishanit, Aulona Musta ka reaguar publikisht për të sqaruar deklaratën që nxiti polemikat. Shkaku i përplasjes ishte komentimi i Aulonës në emisionin “The Dalina Show”, ku ajo tha se Beniada prezanton një emision, por nuk di të flasë shqip.
Përmes një postimi në Instagram, Aulona theksoi:
“Pra, ku ishte e shara këtu? Ku ishte mosmbështetja e gruas? Ofendimi? Denigrimi? Tre gra me 20 vite eksperiencë në media, që i kanë provuar të gjitha format, po thonë opinionet e tyre mbi një temë që i shqetëson. Opinione të bazuara mbi fakte!”
Ajo shtoi më tej:
“Xhelozi? Seriozisht? Ashtu si nuk kam frikë të them se çfarë s’më duket e drejtë, ashtu nuk kam frikë të them kush profesionalisht vlen më shumë se unë! Kush e ka parë intervistën e di, kush nuk e ka parë, ja ku e ka, janë vetëm tre minuta,” duke i ftuar ndjekësit të shohin fragmentin e deklaratës së saj.
Reagimi i Aulonës erdhi pas kundërpërgjigjes së Beniadës, e cila u përgjigj me një shprehje popullore: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.

