Armand Duka sqaron të vërtetën pas deklaratës së Juliana Nurës!

1 Min Lexim

Një deklaratë e bërë së fundmi nga ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, ka shkaktuar debat në rrjetet sociale, lidhur me mënyrën e shpërndarjes së biletave për ndeshjen e Kombëtares shqiptare.

Nura u shpreh publikisht se kishte siguruar një biletë përmes ndërhyrjes së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duke sugjeruar një trajtim të privilegjuar në këtë proces. Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta, duke ngritur pikëpyetje për transparencën e sistemit të përzgjedhjes së tifozëve.

Por për të sqaruar situatën, Newsport kontaktoi presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili mohoi kategorikisht çdo lidhje me këtë rast.

“Nuk e njoh fare atë vajzën,” – u shpreh Duka, duke shtuar se për shkak të angazhimeve intensive me Kombëtaren, nuk ka pasur as kohë të përdorë telefonin personal gjatë muajit të fundit.

Ai i cilësoi deklaratat e Nurës si të pavërteta dhe pjesë e një zhurme mediatike të nxitur nga kërkesa e lartë për bileta. Sipas tij, sistemi i aplikimit dhe përzgjedhjes përmes shortit është ndjekur me korrektësi dhe pa ndërhyrje individuale.

Aktualisht, Duka ndodhet në Riga, Letoni, ku po ndjek nga afër përgatitjet dhe angazhimin e Kombëtares shqiptare për ndeshjet në vijim.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente