Arjola Demiri i jep fund “legjendës urbane” për shtëpinë e dhuruar në BBVA

1 Min Lexim

Pas shumë spekulimeve dhe komenteve në rrjet, Arjola Demiri ka vendosur të sqarojë publikisht situatën rreth shtëpisë që iu dhurua gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania”.

“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda,” u shpreh aktorja me humor, duke pranuar se historia ka marrë përmasat e një “legjende urbane” për publikun shqiptar.

“Kur të futem, do e merrni vesh. Sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë,” tha Arjola, duke konfirmuar se prona ekziston fizikisht dhe është parë nga shumë njerëz, por ende nuk është gati për të jetuar në të.

“Është vetëm me u fut brenda, ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë,” shtoi ajo, duke kujtuar se shtëpia ishte ende në fazën e themeleve kur iu dhurua, ndaj është normale që procesi të kërkojë kohë.

Me këtë deklaratë të qartë dhe të qetë, Arjola Demiri duket se i jep fund njëherë e mirë “misterit të shtëpisë”, ndërsa mbetet vetëm hapi i fundit: të hyjë brenda dhe ta bëjë shtëpinë e saj një realitet të plotë.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente