Anaid Kaloti, fituesi i “Big Brother 6”, ka surprizuar ndjekësit me disa deklarata të forta ndaj fituesit të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, të bëra përmes Instagramit. Ai postoi një video nga një performancë e Gjestit në një klub nate, ku ky i fundit përqafon një vajzë me aftësi të kufizuara nga publiku. Anaidi e shoqëroi videon me një koment kritik:
“S’ka marketing të keq, por ka marketing më të mirë. Gjynahu s’shet më… shet suksesi, argëtimi, luksi, dashuria. Leksione pa pagesë për kreativët në mungesë.”
Deklarata u konsiderua befasuese, duke qenë se Anaidi më herët kishte shprehur mbështetje publike për Gjestin gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA. Pas reagimeve të shumta që pasuan postimin, Anaidi vendosi të sqarojë publikisht marrëdhënien me Gjestin, duke zbuluar prapaskena të mbështetjes së tij:
“Kam dhënë më shumë se kushdo për fitoren e Kingit – nga rrjetet sociale, mbështetja në media, deri te rrobat e finales për të dhe babain e tij. Madje edhe br*kët ia kam dërguar kur s’kishte çfarë të vishte.”
Ai shtoi se, pavarësisht gjithë ndihmës së dhënë, nuk ka marrë as një telefonatë falënderimi:
“Më tha ‘s’kam për ta harruar kurrë’, por nuk më ka marrë kurrë në telefon të më thotë ‘faleminderit vëlla’. E kam çuar aty ku s’do shkonte kurrë vetë.”
Anaidi përmendi edhe menaxherin e Gjestit, duke thënë se e kishte strehuar për dy muaj në Tiranë:
“Pyeteni vetë nëse ndonjëherë e kam lënë të paguajë gjë nga xhepi apo nëse i kam bërë ndonjë të keqe pas shpine.”
Për momentin, Gjesti nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre deklaratave.

