Ambasada Amerikane në Tiranë përsërit qëndrimin e fortë ndaj emigracionit të paligjshëm

1 Min Lexim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë publikoi në rrjetet sociale një mesazh të sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku theksohet përkushtimi i palëkundur i qeverisë amerikane ndaj luftës kundër emigracionit të paligjshëm dhe forcimit të sigurisë kombëtare.

“Siç deklaroi Sekretari Rubio, ne jemi të vendosur t’i japim fund emigracionit të paligjshëm dhe të forcojmë sigurinë kufitare të SHBA-së,” thuhet në mesazhin e ambasadës.

Më tej, ambasada nënvizon rëndësinë e dy zonave të reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor, si dhe zbatimin e standardeve të rrepta të verifikimit për aplikantët për viza, si hapa kyç në ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe publike të Shteteve të Bashkuara.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente