Alba flet edhe një herë tjetër për marrëdhënien me Limin!

1 Min Lexim

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin Ferma VIP, Alba konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Limi nuk janë më bashkë. E pyetur drejtpërdrejt nga moderatorja Luana Vjollca për statusin e marrëdhënies së tyre, ish-fermerja u përgjigj shkurt, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej disa ditësh në rrjet.

Pjesë nga dialogu në studio:

Luana: Je ende me Limin? Alba: Fjala është thënë. Luana: Jeni ndarë? Alba: Po.

Pas deklaratës, nuk munguan batutat me nota humori nga opinionistët Kastro Zizo dhe Zhaklin Lekatari, të cilët e ngacmuan Albën për “preferencat” e saj në lidhjen e ardhshme.

Kastro: Nga kush erdhi fjala e fundit? Alba: Pak rëndësi ka. Zhaku: Rëndësi ka që Alba e mori mësimin e saj. Kastro: Unë kam ndjesinë se Alba do dalë me një deklaratë që do Tosk, Bektashi. Alba: Kastro, unë nuk i ofendoj të tjerët. Kastro: Je gati për një lidhje me një Tosk? Alba: Jo, jam ende me veriorët.

Pavarësisht ndarjes, Alba u shfaq e qetë dhe e vendosur, duke treguar se ka mbyllur një kapitull dhe është gati për të ecur përpara.

Shpërndaj këtë artikull