Pas largimit të bujshëm nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ku rrugëtimin e tij e mbylli me një incident të papritur, një shuplakë ndaj Gjestit, Jozi ishte për herë të parë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.
Gjatë intervistës, vëmendja e publikut ishte e përqendruar tek një nga temat më të komentuar: marrëdhënia e tij me Loerdanën, e cila ka ngjallur shumë interes edhe jashtë shtëpisë së BBV.
I pyetur nëse janë ende bashkë, Jozi u tregua i rezervuar dhe nuk dha një përgjigje të prerë, duke lënë të nënkuptohet se marrëdhënia është në një fazë të paqartë.
“Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës,” – tha ai me kujdes.
Për momentin, mbetet për t’u parë nëse dyshja do të vendosin ta zyrtarizojnë raportin apo do të ndjekin rrugë të ndara.