A do të japë dorëheqjen? Përgjigjet Berisha!

1 Min Lexim

I pyetur nëse do të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje, ish-kryeministri Sali Berisha përjashtoi çdo mundësi të tërheqjes nga drejtimi i Partisë Demokratike, duke theksuar se beteja politike do të vazhdojë.

“PD ka statutin dhe do t’i përmbahet atij, por ka edhe parime më të larta – mbi të gjitha, mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha. Ai e cilësoi Partinë Demokratike si forca që vazhdon të luftojë për integritetin e procesit zgjedhor.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ai theksoi se do ta çojë deri në fund betejën që ka nisur: “Këtë betejë gjer në fitore, ai që e nisi, do ta bitisi. E morët vesh!”, tha Berisha me tone sfiduese.

Ish-kryeministri akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur çdo mjet të paligjshëm për të qëndruar në pushtet. “Në mes të fushatës, në Valencia, Rama u etiketua si blerës votash – me para, zarfa, kanabis, punësime, çdo mënyrë të mundshme”, u shpreh ai, duke shtuar se mazhoranca aktuale është e zhytur në krime dhe se drejtësia do të vihet në vend.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente