Berisha: “Vetëm ai lart mund ta ndalojë PD-në të mbrojë votën e shqiptarëve”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh i vendosur për të mos pranuar deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e fundit, edhe nëse procesi do të njihet nga ndërkombëtarët.
Në një konferencë për mediat, kur u pyet nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve nëse ai pranohet nga faktori ndërkombëtar, Berisha tha:
“Vetëm ai lart mund ta ndalojë Partinë Demokratike që të bëjë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ky komb do votojë i lirë. Ua them unë ju. Forcë në botë nuk do ketë që të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë.”
Ai theksoi se Partia Demokratike do të qëndrojë në mbrojtje të votës dhe demokracisë, duke i cilësuar zgjedhjet si një proces themelor për një shoqëri të lirë.