Tiranë, qershor 2025 – Një valë denoncimesh shqetësuese ka dalë në dritë kundër biznesmenit Ram Geci, pronar i ndërtesës së njohur si “15-katshi” në zemër të Tiranës. Sipas dëshmive të shumta nga ish-punonjës dhe punonjës aktualë, Geci akuzohet për sjellje abuzive në vendin e punës, përfshirë ofendime sistematike, kërcënime, dhunë fizike dhe ngacmime seksuale.
Punonjës të cilët kanë zgjedhur të mbeten anonimë për arsye sigurie tregojnë se ambienti i punës është i ngarkuar nga frika dhe presioni psikologjik.
“Shumë prej nesh jemi ofenduar dhe kërcënuar.
“Askush që është larguar nga puna pas përfundimit të kontratës nuk i është dhënë paga e muajit të fundit.”
Një ish-punonjëse thotë se ishte e detyruar të largohej për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme:
“Na mban me presion në punë, nuk na lejon të japim dorëheqjen. Frika për të folur është e madhe.”
Screenshot-e të bisedave, ku Ram Geci shfaqet duke ofenduar dhe kërcënuar punonjësit, kanë mbërritur në redaksinë tonë.

Ky zhvillim hedh dritë mbi nevojën urgjente për mekanizma mbrojtës ndaj abuzimeve në vendin e punës, sidomos kur ato vijnë nga figura me pushtet ekonomik apo ndikim të gjerë në qytet.

