Presidenti amerikan Donald Trump riktheu në fokus Kosovën dhe Serbinë gjatë fjalimit të tij pas samitit të NATO-s në Hagë, Holandë.
Duke iu referuar një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Trump tha se në javët e fundit ka qenë i përfshirë në përpjekje për zgjidhjen e disa konflikteve, përfshirë ato në Kosovë dhe Serbi.
“Më telefonoi Putini para disa ditësh dhe më pyeti nëse mund të ndihmoja me Iranin. I thashë jo, por mund të më ndihmojë me Rusinë. Në javët e fundit kemi punuar me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Mendoj se të premten do të vijnë edhe përfaqësues nga Kongo dhe Ruanda, pasi atje ka pasur një konflikt të ashpër,” tha Trump.

