Aksident i rëndë në Tiranë: Tre të mitur përplasen nga një makinë

1 Min Lexim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku tre të mitur që udhëtonin me dy skuterë janë përplasur nga një automjet.

Të rinjtë kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk ka detaje të qarta mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente