Nëse këtë verë po kërkoni një stil që përzien ndjesinë e fëmijërisë me rrezatimin e rritur të kujdesit për veten, atëherë trendi i “Dolphin Girl” është për ju. Frymëzuar nga estetika Y2K dhe “bota e detit”, ky stil është kthyer në fenomen të rrjeteve sociale, sidomos në TikTok dhe Instagram, dhe tashmë ka mbërritur edhe në bregdetin shqiptar.
Ky trend mishëron shkëlqimin e freskët të lëkurës, makeup minimal me efekt dewy, ngjyra të ndritshme si turkeze, blu deti, rozë fëminore, veshje sportive si kostume banje njëngjyrëshe, pantallona të shkurtra me shkëlqim, aksesore deti dhe shumë detaje nostalgjike nga fillimi i viteve 2000.
Makeup:
- Lëkurë e hidratuar + krem mbrojtës
- Highlighter në mollëza dhe hundë
- Balsam buzësh me nuancë rozë ose pjeshke
- Tone pastel
Veshje dhe aksesorë:
- Bikini ngjyrë pastel, rroba banje me logo të frymëzuara nga vitet 2000
- Syze ovale ose me xham të tejdukshëm
- Çanta rrjete ose peshqirë me stampime deti
- Kapëse flokësh, byzylykë plastikë, dhe tatuazhe të përkohshme
Vibe i përgjithshëm:
Një përzierje e Britney Spears + barbie e plazhit + nostalgji nga serialet e adoleshencës si “H2O: Just Add Water”.
Pse ky trend po pëlqehet?
Ekspertët e modës pohojnë se “Dolphin Girl” nuk është vetëm estetikë por është një ndjenjë rikthimi te pastërtia dhe gëzimi i verës që shumë vajza e kanë humbur me jetën e përditshme. Është thjeshtësisht fun, femërore dhe përfshin kujdesin për veten pa kompleksitet.



