Sulmet me raketa: 5 shqiptarë ndodhen në Izrael për momentin

1 Min Lexim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se ka identifikuar pesë shtetas shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael, ndërsa situata në vend mbetet e tensionuar për shkak të sulmeve me raketa nga Irani.

Sipas njoftimit zyrtar, tre prej tyre janë në Izrael me status turisti, ndërsa dy të tjerë kanë qëndrim të përkohshëm. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv.

“Deri tani nuk ka raportime për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar”, deklaron ministria, duke shtuar se situata po ndiqet me vëmendje të veçantë dhe në mënyrë të përhershme nga strukturat përkatëse.

Për shkak të rrethanave të krijuara, janë pezulluar fluturimet në dhe nga Izraeli. Ministria ka vënë në dispozicion numrat e emergjencës të Ambasadës Shqiptare në Tel Aviv për çdo informacion shtesë apo ndihmë të mundshme:

📞 +972 54 480 6601

📞 +972 54 904 2813

Shpërndaj këtë artikull