Era Istrefi dhe Gjesti shihen bashkë në makinë, çfarë po ndodh?

1 Min Lexim

Dy nga emrat më të njohur dhe të suksesshëm të muzikës shqiptare, Era Istrefi dhe Gjesti, janë parë së fundmi së bashku në New York, duke ndezur menjëherë thashethemet për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Era ka publikuar një video në Instastory, ku shihet në makinë në shoqërinë e Gjestit, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve. Megjithatë, burime të afërta kanë zbuluar se dy artistët ndodhen në SHBA për të performuar në një klub nate në New York dhe takimi i tyre është pjesë e këtij eventi muzikor.

Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim për një projekt të përbashkët mes tyre, por fansat mbeten optimistë se ky kontakt i parë mund të shërbejë si frymëzim për një bashkëpunim në të ardhmen, ndoshta edhe një hit veror që do të ndezë skenën muzikore shqiptare.

Shpërndaj këtë artikull