I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vetë”, reperi Bardhi foli pa filtra për përvojën e tij në “Big Brother VIP Albania 3”, ku qëndroi 53 ditë.
“Shtatë ditët e para ishin më të vështirat. Tre ditë rresht kam kërkuar telefonin,” rrëfeu ai me sinqeritet. “Nuk është për çdo kënd. Jam kënaqur, por nuk ishte eksperienca më e mirë e jetës.”
Ai pranoi se loja brenda shtëpisë shpesh bëhej e sforcuar dhe ngarkuese për shkak të dinamikave të imponuara: “Je me njerëz që nuk i njeh dhe ndonjëherë ndihesh si objekt strategjie.”
Megjithatë, pavarësisht sfidave, BBV3 i solli diçka të pazëvendësueshme: dashurinë e jetës. Bardhi dhe Sara Gjordeni janë sot të martuar dhe prindër të vogëlushes Nea, e cila erdhi në jetë në fund të vitit të kaluar.

