Pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Selvija Jao, këngëtari Shpat Kasapi ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që ka ngjallur reagime dhe diskutime të shumta. Ai shkruan:
“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan… se s’të fal, të len.”

Ky mesazh interpretohet si më shumë se një këshillë për një stil jetese të shëndetshëm — ai duket si një rrëfim i sinqertë dhe reflektim personal mbi marrëdhënien e tij të kaluar me Selvijen. Çifti ka përjetuar momente të bukura, por edhe sfida që duket se kanë çuar drejt përfundimit të lidhjes së tyre.
Shpat dhe Selvija janë prindër të një djali, Roel, i lindur në vitin 2022. Edhe pse nuk ka pasur një deklaratë zyrtare për ndarjen, postimi i Shpatit lë të kuptohet qartë se ai po kalon një periudhë vetëanalize dhe nxjerrjeje mësimesh nga e kaluara.