Tragjedi në Peqin! Trupi i 6-vjeçarit gjendet i mbytur në lumin Shkumbin

1 Min Lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Peqinit mbrëmjen e djeshme, ku një fëmijë 6-vjeçar është gjetur i pajetë pranë rrjedhës së lumit Shkumbin.

Sipas njoftimit të Policisë, gjyshja e të miturit, D.A., ka raportuar në orën 19:50 se nipi i saj ishte zhdukur prej më shumë se tre orësh. Menjëherë pas denoncimit, shërbimet policore kanë nisur kërkimet intensive.

Fatkeqësisht, rreth orës 21:30, trupit i pajetë i vogëlushit u gjet buzë lumit, në lagjen “Çezmë”. Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një aksident tragjik.

Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa komuniteti i Peqinit është në zi për humbjen e parakohshme të një jete të njomë.

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente