Sylvinho flet pas barazimit të hidhur me Letoninë!

2 Min Lexim

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, e pranoi hapur se skuadra nuk dha atë që duhej në pjesën e parë të ndeshjes kundër Letonisë, e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Në analizën e tij pas takimit, tekniku brazilian theksoi se gabimet në minutat e para kushtuan shumë, pavarësisht përmirësimit në pjesën e dytë.

“Në 15-20 minutat e para kemi gabuar shumë, sidomos në qarkullimin e topit. Edhe pse u përmirësuam pas pushimit, kjo nuk mjafton. Futbolli luhet për 90 minuta dhe kërkon një qasje më serioze nga fillimi,” tha Sylvinho me tone të qarta.

Ai komentoi gjithashtu edhe zgjedhjet taktike dhe zëvendësimet gjatë ndeshjes.

“Laçi ishte tepër i lodhur, ndaj dhe ishte zëvendësimi i parë. Hoxha nuk po gjente hapësirat e duhura, kështu që aktivizuam Muçin për t’i dhënë më shumë dinamikë ekipit. Më pas u bënë edhe ndryshime të tjera si aktivizimi i Bajramit. Futbolli nuk ka formulë fikse – mund të luash me tre sulmues dhe të mos fitosh, ose me një të vetëm dhe të marrësh fitoren,” u shpreh trajneri.

Në përfundim, Sylvinho e cilësoi si të pafalshëm shpërdorimin e pjesës së parë dhe theksoi se vetëm loja në letër nuk mjafton për të arritur objektivat.

“Është mëkat, sepse humbëm një pjesë të tërë loje. Edhe nëse je si Brazili apo Gjermania, nëse nuk jep maksimumin në fushë, nuk fiton dot. Ne kishim objektivin për të fituar këtë ndeshje.”

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente