Kombëtarja shqiptare do të zbresë sot në fushë përballë Letonisë në transfertë, ndërsa trajneri Sylvinho përballet me katër pikëpyetje në formacionin titullar. Pas barazimit pa gola ndaj Serbisë vetëm tre ditë më parë, braziliani pritet të bëjë disa ndryshime për të freskuar skuadrën.
Në mbrojtje, mungesat e Gjimshitit dhe Ajetit i hapin rrugë një dysheje të re në qendër, me Ismajlin dhe Kumbullën që pritet të nisin nga minuta e parë. Në krahun e djathtë të mbrojtjes është një tjetër balotazh, ku Balliu shpreson të marrë vendin e Hysajt, ndonëse ky i fundit ishte ndër më të mirët kundër Serbisë.
Paqartësi ka edhe në mesfushë dhe në qendër të sulmit. Bajrami dhe Daku janë në garë për të nisur si titullarë, në një sfidë ku Shqipëria synon një qasje më sulmuese, duke marrë parasysh nivelin e kundërshtarit dhe rëndësinë e pikëve.
Formacioni i mundshëm (4-3-3):
Strakosha; Hysaj (Balliu), Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Shehu, Bajrami (Laçi); Hoxha (Muçi), Broja, Manaj (Daku)
Trajner: Sylvinho

 
		 
		 
		 
		 
		
 
                                
                              
		 
		 
		 
		 
		 
		