Humbi penalltinë në ndeshjen me Serbinë, Silvinjo tregon si është gjendja e Manajt!

2 Min Lexim

Pas ndeshjes dramatike kundër Serbisë, që u ndoq me “zemër në dorë” nga tifozët në trojet shqiptare, Kombëtarja e Shqipërisë përgatitet për sfidën ndaj Letonisë në Rīga, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, u përgjigj në konferencën për shtyp para ndeshjes të së martës, duke theksuar se kjo do të jetë një sfidë më e vështirë.

“Ndeshja e dytë është gjithmonë më e vështirë, këtë e konfirmojnë edhe trajnerë të tjerë. Ende nuk kemi vendosur formacionin përfundimtar. Kemi avantazhin që disponojmë shumë lojtarë cilësorë në pozicione të ndryshme,” tha trajneri.

Ai foli edhe për Rey Manajn, i cili humbi penalltinë që mund t’i kishte dhënë Shqipërisë një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë.

“Manaj ka përvojë dhe personalitet. E njoh prej shumë vitesh dhe e mbroj plotësisht. Në ekip kemi edhe lojtarë të tjerë si Muçi, Pajaziti, Asllani dhe Daku, që mund të zëvendësojnë në pozicione të ndryshme. Unë marr përgjegjësinë për zgjedhjen e bërë,” shtoi Sylvinho.

Në fjalën e tij më parë, trajneri ishte shprehur: “Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe marr përgjegjësinë për penalltinë e humbur. Kjo është një ndeshje që e kishim përgatitur shumë mirë. Ndodh që të humbasësh një penallti, kjo është futbolli.”

Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente