Egli reagon për herë të parë dhe tregon se ishte Fifi ajo që fshiu këngët!

2 Min Lexim

Pas lajmit se këngët e bashkëpunimit mes Fifit dhe Eglit janë rikthyer në YouTube, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Egli Tako. Ajo ka ndarë dy mesazhe sqaruese në grup-chatin e saj në Instagram, ku falënderon ndjekësit për dashurinë dhe mbështetjen, ndërsa sqaron pozicionin e saj lidhur me projektet muzikore në fjalë.

“Po ju jap një shpjegim për shkak të gjithë supportit dhe dashurisë suaj ndaj meje, edhe pse s’jam autore e këtyre dy këngëve dhe s’kam të drejta mbi to,” shkruan Egli. Ajo shton se është ftuar në këngë njësoj si DJ Gimi-O dhe të gjitha të drejtat i përkasin Fifit, e cila i ka publikuar në kanalin e saj.

Këngët janë hequr për dy ditë nga YouTube me vendim të autores dhe Egli thekson se nuk ka ndërhyrë apo reaguar, pasi nuk ka përgjegjësi mbi to. “Nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to,” tha ajo.

Përmes mesazheve të saj, Egli nënvizon se pavarësisht situatës, muzika mbetet e bukur dhe ajo shpreh vullnetin që këngët të jenë sërish aktive që publiku t’i dëgjojë dhe këndojë.

“Kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin të shmangim çdo aludim apo keqkuptim, sepse që të dyja i përkasim të njëjtës fushë,” – shton ajo duke treguar pjekuri dhe vullnet për mirëkuptim.

Në fund, Egli i premton fansave surpriza muzikore gjatë këtij muaji dhe falënderon për dashurinë që merr prej tyre: “Ju dua shumë dhe do më shihni gjithmonë me shumë muzikë!”

ETIKETA:
Shpërndaj këtë artikull
Pa Komente